Ditën e sotme në Bruksel u zhvillua takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, shkruan OnAir.
Në këtë takim gjithashtu morën pjesë edhe emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.
Pas përfundimit të këtij takimi, në një konferencë për mediat, Lajçak u shpreh se ky takim nuk ishte i lehtë.
Ai u shpreh se të dy liderët ishin mjaft të qartë me njëri-tjetrin për kërkesat e tyre dhe se çfarë duan të arrijnë nga ky dialog. Pavarësisht kësaj, ata duhet të pranojnë që nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lajaçak gjithashtu deklaroi se të gjitha palët e përfshira kanë pritshmëri të larta nga ky proces, duke përfshirë këtu edhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.
Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: