Pas shpalljes së përfundimit të të gjitha kushteve për Kosovën nga Komisioni Evropian, gjatë muajve korrik-shtator pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian të diskutojë për raportin e pozicionit negociues të Këshillit, shkruan OnAir
Por kasti i jashtëzakonshëm i aktorëve si Ilir Prapashtica, Xhejlane Tërbunja, Teuta Krasniqi dhe Blend Sadiku kanë vendosur që liberalizimin e vizave për kosovarët ta sjellin përmes skeqit më të ri me titull “Vizat në fund të muaji” , skeq të cilin e gjeni në kanalin zyrtar të Onair Tv në YouTube.
Me regji të Esat Fejza, skenar Gojart Kqiku, dhe me aktorët e njohur të kinematografisë shqiptare si Ilir Prapashtica, Xhejlane Tërbunja, Teuta Krasniqi dhe Blend Sadiku kanë arritur të sjellin një skeq që do ju bëj të qeshni me lot./OnAir