Në fshatin Bellanicë prej dhjetëra vitesh është traditë që iftari gjatë muajit të Ramazanit të pritet me tupana, shkruan OnAir.
Pavarësisht kohës së gjatë prej së cilës ekziston kjo traditë, nuk dihet se kur ka filluar saktësisht. Banorët më të vjetër të këtij fshati tregojnë se kjo traditë filloi për shkak se në kohërat më të vjetra në fshat nuk ekzistonte një orë për të treguar kohën.
Aktualisht këtë traditë e mban gjallë Hasim Kafexholli që prej 24 vitesh. Ai shëtit rreth fshatit dhe lajmëron banorët se kur është koha për iftar dhe për të faluar namazet.
Çfarë vihet re në këtë fshat është gjithashtu edhe atmosfera e veçantë që mbizotëron. Kjo është edhe për shkak se thuajse të gjithë banorët agjërojnë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: