Futbollisti i krahut të Genoas, Diego Laxalt, ka arritur në hotelin e skuadrës së Milanit, para testeve mjekësore që do t’u nënshtrohet të enjten.
Futbollisti uruguaian pritet të nënshkruajë për Rossonerët për 14 milionë euro plus katër milionë euro të tjera në formë bonusesh.
“Faleminderit, jam i lumtur”, ishin fjalët e tij drejtuar gazetarëve të Sportitalia teksa hynte në objektin hotelit.
25-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i majtë, mesfushor i majtë apo si anësor në treshen e sulmit.
Në sezonin e kaluar, Laxalt shënoi katër gola dhe dhuroi tri asistime në 34 ndeshje me Genoan.