Të shumta janë rastet në të cilat dëgjojmë se marrëdhëniet e kunatave me njëra-tjetrën janë të mbushura me konflikte të shumta, shkruan OnAir.
Nëse do iu thonim që këto dy kunata kanë një lidhje mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën, me siguri nuk do na besonit, por ky është rasti i Valentina dhe Donika Hotit. Të dyja janë të martuara tashmë prej disa vitesh me dy vëllezër dhe gjithashtu kanë edhe fëmijë. Ato jetojnë në Gjermani me të gjithë familjen e bashkëshortëve të tyre.
Së fundmi, ato janë bërë të njohura për shkak të një llogarie të përbashkët në rrjetin social “Instagram” ku postojnë foto të ndryshme nga përditshmëria e tyre. Në një lidhje direkte me emisionin “Alarm” ato tregojnë se nuk janë njohur më para me njëra-tjetrën. Për to, sekreti i marrëdhënies që ato kanë, është fakti se nuk e shohin njëra-tjetrën si kunata, por si shoqe. Këtë marrëdhënie të ngushtë të tyre e kanë vënë re edhe familiarët teksa shpesh herë i cilësojnë edhe si “avokate” të njëra-tjetrës.
Për të mësuar më shumë rreth tyre mund të klikoni në videon më poshtë: