Projekti më i fundit muzikor i sjellë në treg nga Dafina Zeqiri kishte një tematikë e cila ende konsiderohet si tabu në shoqërinë tonë, shkruan OnAir.
Ky projekt kishte pikërisht tematikën e shëndetit mendor, një temë për të cilën ende shumë persona hezitojnë të flasin. Projekti u soll në bashkëpunim me “Linja e jetës”.
Linja e jetës është linja e parë për parandalimin e vetëvrasjes. Ajo ka filluar të funksionojë që në nëntor të 2019. Misioni i saj është që të ofrojë një mjedis të përshtatshëm ku persona që kanë probleme me shëndetin mendor të ndjehen rehat që të flasin. Nga ky projekt i sjellë nga Dafina, është vënë re një rritje e personave që kanë telefonuar në këtë linjë.
Për të folur më shumë rreth kësaj linje ishin të ftuara në emisionin “Alarm” Dorentina Podrinqaku, kordinatore dhe psikologia Antigona Qemaj-Sejdiu. Ato treguan se si muzika gjithnjë ka pasur ndikimin e saj, si edhe artistët prej të cilëve të rinjtë influencohen më së shumti. Ato gjithashtu zbuluan se edhe artistë të tjerë janë afruar me linjën.
Ato janë duke punuar për ta normalizuar gjithnjë e më shumë këtë temë. Ky është një trend që është parë edhe gjatë pandemisë. Gjatë kësaj periudhe është vënë re një rëndësi e shtuar ndaj shëndetit mendor.
Gjithashtu në studio nuk ngurruan për të ndarë disa këshilla me shikuesit.
Intervistën e tyre të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: