Çifti Loredana dhe Mozzik prej kohësh janë ndër çiftet më të përfolura të estradës, shkruan OnAir.
Kjo gjë ka ndodhur jo vetëm për shkak të projekteve muzikore që kanë së bashku, por gjithashtu edhe për shkak të historive të bujshme që kanë shoqëruar lidhjen e tyre.
Së fundmi ata janë përfolur për ribashkime e për pushime të cilat i kanë kaluar nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Me sa duket çifti tashmë i ka dhënë publikut një tjetër arsye për të folur.
Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Loredana ka shpërndarë një foto teksa mban një foshnjë në krah. Fotoja gjithashtu është shoqëruar edhe me emojin e një familjeje me dy fëmijë. Kjo foto gjithashtu është ripostuar edhe në insta story në llogarinë e Mozzik.
Këto tregojnë se çifti janë bërë prindër për herë të dytë, por sërisht fansat në komente kanë shprehur pyetje të shumta rreth këtij lajmi të papritur.
View this post on Instagram