Loredana Zefi konsiderohet si një ndër emrat më të komentuar në showbizin shqiptar për shkak të karrierës së saj muzikore dhe “skandaleve” që e kanë shoqëruar muajve të fundit, shkruan OnAir
Këngëtarja Loredana i ka dhënë fund martesës me reperin Mozzik dhe ka vendosur që turin e saj të koncerteve që ishte paraparë ta mbajë me Mozzik të shkojë vetëm.
Duket që tashmë Loredana ka nisur koncertet madje po arrin që të marr edhe dhurata interesante. Një nga dhuratat e ka publikuar në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja e njohur Loredana Zefi ishte e lumtur për këtë dhuratë të veçantë sepse në të ishte e përfshirë edhe vajza e saj Hana.
Rikujtojmë që këngëtarja e njohur po shijon sukseset e të gjitha këngëve të saj./OnAir