Lorent Hajdini, 19 vjeçari nga Fushë Kosova është një nga çiklistët më të veçantë, shkruan OnAir.
Ai mund të vozisë biçikletën në mënyrë të shkëlqyer vetëm me rrotën e prapme.
Lorenti tregon se që prej moshës 10 vjeçare është marrë me çiklizëm, por 3 vitet e fundit ka filluar të merret më seriozisht me këtë sport. Për “Klan Kosov” ai tregon se merr pjesë në çdo aktivitet që është i dedikuar për çiklizmin.
Gjithashtu, ai nuk ngurron të tregojë për publikun edhe sekretet e kësaj mënyre të vozitjes. Sipas tij dy sekretet kryesore janë ekuilibri i trupit dhe përdorimi i mirë i frenave.
Aktualisht rekordi i tij personal për distancën më të madhe të përshkruar me biçikletë me vetëm një rrotë është nga dalja e Fushë Kosovës deri në hyrje të Prishtinës.