Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se trendi i rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në javën e fundit është shqetësues.
“Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet dita ditës”
“Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjelltë”, ka shkruar Raka në Facebook.