Këngëtari i njohur francez Maitre Gims së shpejti pritet që të publikojë versionin e ri të albumit të tij ““Les Vestihes du Fleau”, shkruan OnAir.
Në këtë album përfshihen bashkëpunime me shumë emra të njohur të muzikës e ndër to është edhe Dhurata Dora.
Gjatë intervistës së tij më të fundit për këtë album, këngëtari dha një deklaratë që na befasoi të gjithëve. Ai u shpreh se i pëlqen puna e Dhurata Dorës e madje është edhe fans i saj.
Kujtojmë këtu se edhe bashkëpunimi i tyre i fundit i titulluar “Only you” është pritur mjaft mirë edhe nga publiku. Gjithashtu ky projekt ka bërë një bujë të madhe edhe në mediat franceze.