Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin arriti dje në Helsinki të Finlandës përmes një udhëtimi që lirshëm mund të krahasohet me ‘Bishën’ e Shërbimit Sekret.
Në takimin me Presidentin e Amerikës, Donald Trump, Putin arriti i rehatuar në pjesën e prapme të limuzinës së tij ‘Aurus Senat’, e përdorur vetëm dy herë që nga inaugurimi i tij në fillim të këtij viti.
Pak njerëz janë të informuar se ky lloj i makinës përveç se mund të zhytet plotësisht në ujë duke i mbajtur njerëzit e sigurt dhe ka goma të përforcuara me çelik për t’i ndaluar sulmet e mundshme.
‘Bisha’ në fjalë përmban kamerat e shikimit gjatë natës, gazrat e gazit lotsjellës, një ndarje kryesore të mbyllur plotësisht për të përballuar ndonjë sulm kimik dhe disa pika gjaku të Presidentit në rast të ndonjë urgjence
“Sistemi është i brendshëm, është ndërtuar tërësisht në satelitët tanë dhe është plotësisht i ndërtuar në makinë që është shumë i rëndësishëm. Sistemi i mbrojtjes është gjithashtu në nivelin më të lartë, në ndonjë sulm kimik, makina mund të mbyllë dritaret dhe të qëndrojë për një kohë të gjatë nën ujë, si nëndetëse.Limo ka ndryshim të pazakontë. Është automatike dhe është hibrid me një gjenerator që mund të punojë si një motor elektrik dhe si një gjenerator”, ka thënë ai.