Ai kishte dhimbje të mëdha kur u zëvendësua, por nuk u kuptua se për çfarë dëmtimi po bëhet fjalë.
“Bëhet fjalë për një ngërç në muskujt e shpinës, që nuk e lejonin Marcelon të luante”.
“Dysheku i hotelin që po qëndronim në Moskë mund të jetë arsyeja, pasi Marcelo nuk ka fjetur mirë”.
“Është ende herët për të dhënë një diagnozë të sajtë, Marcelo u ndje më mirë pas fizioterapisë që kryem në stadium, por duhet pritur edhe 24 orë”.
“Të shohim në ditët e ardhshme, se si do të shkojë mjekimi i tij. Nuk e dimë saktë se a do të jetë në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë mjeku i klubit.
Vetë Marcelo ka shkruar në Twitter së është mirë dhe se është i lumtur për fitoren e arritur.