Mënyrat e marketingut në kohët e sotme duken se kanë ndryshuar shumë në krahasim me kohët e mëparshme, shkruan OnAir.
Njohësi i marketingut, Benjamin Koloviç, i ftuar në emisionin “Studio A” u shpreh marketingu është shumë i varur nga mënyra e jetesës së njerëve. Duke qenë se rrjetet sociale kanë pasur një përdorim shumë më të madh vitet e fundit, edhe marketingu në to është shtuar. Pavarësisht kësaj, ai shprehet se marketingu në TV nuk e ka humbur rëndësinë e tij. Ai shton se në të ardhmen do të jetë mundësia që këto dy forma marketingu të integrohen me njëra-tjetrën.
Koloviç shprehet se bizneset në Kosovë, sidomos gjatë pandemisë kanë ndryshuar strategjitë e tyre të marketingut duke u drejtuar më shumë në format e reja. Kjo tregon se kanë filuar që ti japin rëndësinë e duhur.
Gjithashtu rreth kësaj teme rinia duket të jetë mjaft e interesuar. Tregues i kësaj duket të jetë edhe interesimi i madh për trajnime të kësaj fushe.
Për më shumë klikoni në video: