Andi dhe Jasmina një prej çifteve më të komentuar nga publiku, para disa puntatash lajmëruan largimin e tyre nga formati televiziv “Përputhen”, shkruan OnAir.
Arsyeja e largimit të tyre ishte që të kishin mundësi të njihnin më mirë njëri-tjetrin pa presionin e vazhdueshëm të kamerave dhe publikut. Teksa prej disa kohësh nuk dihej asgjë konkrete rreth këtij çifti, së fundmi Jasmina në Instagramin e saj postoi disa deklarata mjaft të forta rreth Andit.
“Boll me pyetet se cfare ben Andi e nga eshte Andi. Durova te dal si femer e fiksuar para nje Shqiprie nderkohe qe duket kush shkon mbrapa femres se gabuar. Dje ka qene i ftuar ne dtl por ka ikur direkt drejt Vlores per t’i ardhur ne ndihme “shoqes” qe e ka njohur vec kur i ka shkruar per ta marr si imazh. Nuk kam folur e nuk kam hapur kesi temash sepse personi ne fjale takohej me mua dhe me bente te dukesha si e cmendur per kto “mendime”. Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertet te mashkullit “te dashuruar “. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim ! Edhe pse ska goje njeri tme flas . Gjithsesi ju pres”, ka shkruar Jasmina krahas fotos që postoi në story ku Andi shfaqej në afërsi të këngëtares Diona Fiona.
Kujtojmë se të shpeshta kanë qenë zënkat midis Andit dhe Jasminës në program për arsye xhelozie. Së fundmi një pjesë të madhe të këtyre diskutimeve e zuri edhe pjesëmarrja e Andit në klipin e këngëtares.