Një deklaratë e liderit të Vetëvendosjes ku është përmendur një martesë e mundshme në mes të djalit të presidentit Hashim Thaçi dhe vajzës së presidentit serb Aleksandër Vuqiq është përmendur edhe në Bruksel.
Madje shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq këtë fjali të Kurtit e ka quajtur edhe kërcënim.
“Duke e kërcënuar edhe vajzën 16 vjeçare të presidentit Vuçiq…dhe për gjithçka që kanë bërë ditët e kaluara presidenti Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës këtu në Bruksel”, tha Gjuriq.