Ish-kreu komunal i Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së, e ka kritikuar Ekzekutivin e Komunës, lidhur me vendimin për shtyrjen e ekskursionit të maturantëve në Shqipëri, i cili parashihet për në maj të vitit të ardhshëm.
Vendimi i Komunës pa ndonjë arsye konkrete vazhdon të kundërshtohet edhe nga vetë maturantët, të cilët për çdo ditë po protestojnë para objektit të Komunës.