Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.
Këtë vit nga Maqedonia do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë