Në 24 Shtator të vitit të kaluar filloi punë Gjykata Speciale dhe që prej asaj kohe janë hapur 24 çështje gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK, shkruan OnAir.
Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte, krime ndaj njerëzimit si edhe pengim të drejtësisë. Të akuzuarit mbrohen nga avokatë ndërkombëtar, për të cilët paguan Ministria e Drejtësisë në Kosovë.
Nga dokumenti zyrtar që “Klan Kosova” ka arritur të sigurojë shihet se në total për këta avokatë është shpenzuar mbi 1,5 milionë euro. Ndër më të paguarit janë avokatët e Hysni Gucatit, Rexhep Seliut dhe Salih Mustafës. Ndërkohë ai avokati i Kadri Veselit është ai që ka kushtuar më pak.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: