Edhe për Dafina Zeqirin, vera ishte tejet e ngarkuar me projekte dhe koncerte të ndryshme. “Kalon”, është kënga e fundit e saj në duet me reperin Lumi B e cila u prit tejet mirë nga publiku.
E pas këtyre angazhimeve të shumta, Zeqiri aktualisht është duke kaluar kohë të mirë me shoqërinë në Turqi.
Nga atje nuk ngurron të sjell edhe imazhe nga më të ndryshmet, e që në njërën prej tyre është mbuluar ashtu siç nuk e kemi parë kurrë.
Daffy është duke punuar në projektin e ri muzikor ku vjen në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Noizyn edhe pse dikur e shante.
Siç thuhet Zeqiri është ndarë edhe nga domenikani, Jose Rodriguez me të cilin ishte në lidhje që disa vite.