Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Mimoza Mustafa ishte e ftuara e rradhës në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës ajo zbuloi se ka kolege me të cilat nuk flet dhe gjithashtu i ka edhe bllok në rrjetin social “Instagram”. Pavarësisht kësaj, Mimoza nuk preferoi të zbulonte emrin e këngëtares. Ajo u shpreh se çdo gjë kishte ndodhur për arsye personale.
Gjithashtu për sa i përket konflikteve, ajo shprehet se në momentin që është gabim nuk e ka problem që të kërkojë të falur.
Këngëtarja zbuloi se ajo nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin si edhe foli rreth pagesës së saj të parë për një koncert.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: