Tema e UÇK-së ka qenë gjithnjë një temë mjaft e nxehtë dhe që ngjallte diskutime të shumta në opinionin publik, shkruan OnAir.
Kjo temë duket se është risjellë sërisht në vëmëndjen kryesore të publikut, falë deklaratave të fundit që janë bërë rreth speciales dhe ish krerëve të UÇK-së.
Në studion e emisionit “Context”, Shkumbin Demaliaj nga AAK u shpreh se vlera mbi të cilën është ndërtuar UÇK është shumë e madhe dhe në momentin që keqpërdoreet atëherë është e rrezikshme. Ai gjithashtu u shpreh se nëse Thaçi dhe Veseli do e dinin që janë në dorë të Kurtit dhe Gërvallës nuk do të duan të lirohen kurrë. Kjo sipas tij është sepse këta të fundit janë kundërshtarët e tyre kryesorë.
Gjithashtu Demaliaj u shpreh se qeveria aktuale ka zgjedhur një formë përjashtuese të qeverisjes dhe se nuk e njohin ashtu siç duhet historinë e UÇK.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: