Shyhrete Behluli gjithmonë ka arritur të publikoj këngë të cilat janë rikthyer në hite të pavdekshme ndaj edhe njihet si bilbili i muzikës popullore, shkruan OnAir
Duke prekur tema në interes për publikun, këngëtarja ka publikuar edhe këngën me titull “Me fat Bajrami”, ndonëse kjo këngë është publikuar vite më parë ende pëlqehet nga të gjithë adhuruesit e muzikës së këngëtares.
Shyhrete Behluli mbet njëra nga këngëtaret me tekstet më të veçanta që ka skena muzikore.
Edhe kjo këngë është publikuar nga produksioni VIZIONI LIBONIA të cilët njëherësh janë edhe bashkëpuntor besnik të këngëtares tash e sa vite./OnAir