Prej kohësh është vënë re një armiqësi ndërmjet ministres së jashtme Donika Gërvalla dhe krahut të luftës, shkruan OnAir.
Analisti politik Nexhmedin Spahiu shprehet se luftërat politike janë gjëra normale të cilat ndodhin në çdo shtet, jo vetëm në Kosovë.
Pavarësisht kësaj, ai shprehet se Gërvalla është duke e rënduar situatën nëpërmjet gafave të bëra në deklaratat e saj. Ai është i mendimit se ajo prej tyre po humbet përkrahësit e saj. Analisti këtu përfshin edhe veten i cili dikur ka qenë përkrahës i saj.
Gjithashtu ai shprehet se arsyeja përse e ka rekomanduar për pozicionin e ministres së jashtme ka qenë sepse ai ka besuar se ajo do të mund të prezantoj Kosovën në mënyrë të denjë. Për shkak të deklaratave të fundit, Spahiu tashmë shprehet se ka bërë gabim për këtë qëndrim të tijin.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: