Këngëtarja Enca Haxhiu ka lansuar sot këngën e saj më të re “Ku mete”, një këngë ritmike kjo që është lansuar pak para fillimit të sezonit të verës
Këngëtarja e kishte paralajmëruar shumë herët këtë këngë por që ajo vetëm tani e ka lansuar, pas lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19.
“Ku mete” është thënë premierë para pesë orëve në youtube dhe duket se ka pasur një sukses të konsiderueshëm duke arritur më shumë se 120 mijë klikime.
Enca kishte paralajmëruar në fillim të këtij viti edhe më shumë projekte por që shpërthimi i pandemisë duket se ka prishur planet e saj.