Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” padyshim që konsiderohet si një ndër formatet televizive që ka arritur që të gëzojë shumë familje shqiptare që jetonin në kushte të vështira ekonomike, pa kulm mbi kokë, ose që ishin në gjendje shëndetësore të rëndë, shkruan OnAir
Së fundmi, teologu Elvis Naçi përmes një postimi të bërë në YouTube ka treguar që tashmë foshnja Elia që vuante nga një sëmundje e rëndë është shëruar dhe operacioni i saj ka përfunduar me sukses.
Madje të gjitha shpenzimet e nevojshme për këtë ndërhyrje ishin siguruar nga shqiptarët që gjithmonë ndihmojnë njëri tjetrin./OnAir