Melisa Lleshi ishte një nga personazhet më të komentuara të programit “Përputhen”, shkruan OnAir.
Duket se famën që ka marrë nga ai emision ajo ka arritur ta ruajë më së miri. Së fundmi, pas lansimit të këngës së saj të dytë të titulluar “Leje”, ajo gjithashtu bëri publike edhe lidhjen e saj me Andin. Mundësia e kësaj lidhjeje ishte spekuluar shumë herë nga publiku, por për arsye të ndryshme Melisa dhe Andi nuk kishin mundur ta pranonin publikisht.
Së fundmi Melisa ka treguar se për shkak të skenareve në emision asaj i ishte mohuar dashuria.
Në një lidhje direkte me “Kafe Shqeto”, Meridian Ramçaj i cili herë pas here ka demaskuar se çfarë ndodh në atë format televiziv, u shpreh se kjo deklaratë e Melisës nuk ka qenë thjesht për zhurmë. Ai u shpreh se Melisa me faktet që ka është si një “kuti pandore”.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: