Dyert e Kuvendit të Kosovës janë hapur sot që nga ora 10 për mërgimtarët që aktualisht janë me pushime në vendlindje.
Por intereseimi për ta vizituar ishtë shumë i vogël nga ana e mërgimtarëve.
Përveç mërgimtarëve, në Kuvend pati edhe një numër shumë të vogël të deputetëve që kishin ardhur për t’i pritur ata, ku aty u panë jo më shumë se tre deputetë.
Halit Elshani, është nga mërgimtarët e parë që vizitoi sot Kuvendin. Elshani që jeton dhe vepron në Zvicër u shpreh i pakënaqur pse në Kuvend nuk pati mërgimtarë dhe deputetë.