Meritoni është personazhi i rrallës i ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, shkruan OnAir.
Një ndër temat e shumta që janë diskutuar është edhe freestyle i tij ku ka përmëndur emra të shumtë të reperave. Një ndër emrat që ngjalli dyshime te publiku për shkak të mungesës së tij ishte edhe ai i Getoar Selimit. Meritoni hedh poshtë dyshimet se ka një konflikt mes të dyve duke e cilësuar Getoarin si personin që u hapi dyert artistave të rrepit për të patur sukses.
Një tjetër emër me shumë interes për fansat është edhe ai i Unikatilit. Fansave u ka rënë në sy një foto e dy reperave bashkë dhe për pasojë aludimet për një bashkëpunim mes tyre nuk kanë munguar. Meritoni shprehet se me Unikatilin e lidhin miqësitë familjare dhe se një bashkëpunim me të do ta konsideronte si një nder të madh.