Meriton Mjekiqi është një ndër moderatorët më të komentuar në media, shkruan OnAir.
Ai ka tashmë 8 vite që është pjesë e televizionit dhe gjatë këtyre 8 viteve ai është përfolur jo vetëm për risitë që ka sjellë në fushë, por edhe për jetën e tij private dhe skandale të shumta që e kanë shoqëruar.
Meritoni tregon se fillimet e tij për të mbërritur ku është sot kanë qenë mjaft të vështira, madje tregon se në punën e tij të parë në televizion ai nuk ka marrë asnjë rrogë për një kohë të gjatë. Pavarësisht vështirësive ai ia ka dalë falë dashurisë që ka pasur qoftë nga njerëzit përreth, qoftë nga ai për këtë profesion. Një tjetër shtysë e tij ka qenë edhe ambicia të cilën është një veti që ende e ka.
Në këtë intervistë për emisionin “No Filt” ai shprehet se ka plane të mëdha për emisionin e tij. Ai zbulon se do të ftojë një reper mjaft të njohur në nivel ndërkombëtar, por detajet e tjera preferon ti mbajë sekret. Të njëjtën gjë duket se Meritoni ka tashmë në plan për të bërë edhe për sa i përket jetës së tij private, e cila shpesh herë është shoqëruar me skandale të shumta.
Një tjetër plan i afërt i Meritonit është të nxjerrë një projekt të ri në treg për të cilin ai shprehet se shumë persona do të mendojnë se Meritoni po përpiqet tu zejë vendin në treg. Pavarësisht kësaj ai shprehet se ky është një projekt të cilin do ta nxjerë vetëm për argëtimin e tij.
Për këto dhe shumë të tjera, intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: