Meriton Ademi, i cili është një artist i muzikës hip – hop ka një veçanti që e dallon nga kolegët e tjerë brenda të njëjtit zhanër, shkruan OnAir.
Ai shpesh herë dallohet për një stil të tijin thuajse “intelektual”. Artisti shprehet se ai nuk është gangsterr dhe se nuk dëshiron të përcjelli një mesazh të gabuar duke u përpjekur të ndërtojë një imazh falso për ti rënë në sy publikut.
Meritoni deklaroi se ai tashmë është një artist i pavarur ku për çdo detaj të projekteve të tij do të kujdeset vetë personalisht. Gjithashtu ai shprehet se është i gatshëm për tu ardhur në ndihmë artistave të rinj.