Altuna Sejdi po vijon pushimet me miqtë në ishujt Mauritius. Ajo ka mbajtur të përditësuar fansat çdo ditë me momentet speciale që po kalon.
Por në një foto të fundit, këngëtarja shqiptare ka marrë shumë kritika, pasi është ulur sipër një breshke për të bërë një foto për në Instagram.
“Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër.?? Pak më tepër respekt për të tilla qenie”, i shkruan një komentuese.
“Pse je ulur mbi një breshkë”, i shkruan një tjetër.
“S’kisha parë ndonjë veprim të tillë. Aspak këndshëm!, vijon komenti i radhës.