Krimet e luftës në Kosovë janë një çështje mjaft e diskutuar si nga politika ashtu edhe nga qytetarët e thjeshtë, shkruan OnAir.
Ehat Miftaraj, i ftuar në studion e emisionit “Context”, nga “Instituti I Kosovës për Drejtësi” u shpreh se statistikat tregojnë se kanë qenë më shumë shqiptarët që kanë bërë krime lufte sesa serbët. Sipas tij kjo situatë në statistika vjen si rrjedhojë e faktit se shteti kosovar nuk ka bërë detyrat bazë rreth kësaj çështjeje.
Miftaraj gjithashtu shprehet se dëshmimi i krimeve të luftës nuk ka qenë prioritet për asnjë qeveri, por më shumë është përdorur kjo temë si një mundësi për të shfryrë mllefin e tyre politik.
Më tutje ai deklaron se është në pritje të dokumentit për programin e qeverisë aktuale.
Deklaratën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: