Shoqëria është një nga gjërat më të vyera në jetën e gjithsecilit prej nesh, shkruan OnAir.
Ndonëse së bashku me shoqëri të madhe vijnë shpesh edhe momente jo të këndshme, të shumta janë rastet kur shoqëria zgjat me vite të shumta. Një rast i tillë është edhe ai i 4 zonjave nga Hogoshti, të cilat ishin të ftuara në puntatën e mëngjesit të sotëm të emisionit “Alarm”.
Në studio ato treguan rreth historikut të fillimit të shoqërisë së tyre. Kjo shoqëri ka filluar që në një moshë mjaft të re. Pavarësisht se ato sot kanë drejtime të ndryshme në jetët e tyre, zonjat në fjalë ende e ruajnë shoqërinë e fortë si dikur. Në fshatin e tyre ato njihen si “Bijat e Hogoshtit”.
Gjithashtu ato në shumë raste organizojnë aktivitete të ndryshme, në të cilat ftojnë edhe persona të tjerë nga ky fshat që tu bashkëngjiten.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: