Me anë të një lidhje me “Skype”, në emisionin “Kafe Shqeto” një ndër të ftuarit ishte edhe Milaim Zeka
Në studio u diskutua rreth të rejave politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Një vend të rëndësishëm të këtij diskutimi zuri edhe figura e Albi Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë. Gjithashtu së fundmi Kurti ka vizituar Tiranën për të përkrahur 3 kandidatë të pavarur për deputet.
Gjatë diskutimit rreth kësaj figure Milaim Zeka citoi fjalët e Gjergj Fishtës “Kemi marrë Shqipërinë me lëkurën e djallit.” Sipas tij Albin Kurti duhet të ngadalsojë së përdoruri teorikën patriotike pasi shteti i Kosovës ashtu si edhe ai i Shqipërisë kanë probleme më të mëdha se sa bashkimi kombëtar. Gjithashtu ai deklaroi se i druhet reagimit që do të kenë ndërkombëtarët nëse një politikë e tillë vazhdon. Zeka tha se patriotizmi i vërtetë tregohet duke punuar për shtetin tënd në mënyrë që njerëzit mos të kërkojnë me patjetër të largohen. Ai shtoi se ishte në pritje të shihte se si do të punonte qeveria e re e Kosovës mbasi të formohej.