Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se Manuali për mbrojtje nga përhapja e pandemisë COVID-19 ka rekomandimet të cilat janë zbatuar në faza të mëhershme të menaxhimit të pandemisë.
“Të gjitha institucionet respektohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë manual, varësisht nga specifikat e tyre.
Ministria do të ndajë këtë manual me të gjitha institucionet qendrore, dhe ato lokale e publikun e gjerë me qëllim që të përdorim të gjithë si një instrument nga përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19.
Besojmë se zbatimi i masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet IKSHPK-së do të na mundësojnë të kontrollojmë shpërthimin e COVDI-19, kësisoj të gjitha pjesët e shoqërisë përfshirë bizneset dhe punëdhënësit duhet të luajnë role te tyre nëse duan të ndalojnë përhapjen e kësaj sëmundje. Nuk guxojmë të sillemi sikur s’po ndodhë asgjë dhe të shpërfillmin këtë virus që po dëmton shëndetin, mirëqenien dhe ekonominë”, tha Zemaj.