Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Motrat Mustafa gjithmonë kanë dëshmuar që janë shumë të suksesshme me projektet e tyre të shumta muzikore, shkruan OnAir
Ato kanë publikuar projektin me titull “Çika e nanës”, këngë dedikim për nënën e tyre. Ende pa kaluar shumë muaj nga publikimi i këtij projekti i cili bëri bujë të madhe kënga është klikuar mbi 14 milionë herë.
Një këngë e cila është si rrëfim i jetës së nënës së këngëtareve dhe si shenjë falenderimi për gjithë mundin që nëna e tyre ka pasur gjatë gjithë jetës për të rritur e krijuar këngëtaret që sot gëzojnë famë.
Kjo këngë e cila ka bërë bashkë 8 Motrat Mustafa do të ishte e pamundur pa ndihmën : Teksti & Muzika: Ilir Berani Orkestrimi: Nexhat Mujovi – Virusi Video: EMF Creative