“Çdo dy vjet zoti çikë të fali, su mërzite thoshe shnosh si çika si djali” Një tekst i shkruar me shumë dashuri për personin më të dashur në jetë nënën, është shkruar nga kompozitori Ilir Berani dhe është kënduar me shumë dashuri nga 8 motrat Mustafa, shkruan OnAIR
Një këngë e cila ka arritur të bëjë për vete gjithë audiencën shqiptare dhe atë për kohë shumë të shkurtër. Motrat Mustafa me “Çika e nanës” kanë kaluar çdo limit madje duke arritur që kënga e tyre të jetë e dëgjuar çdo vend ku ka shqiptar.
Rekord klikime për kaq pak ditë nga publimi i këtij projekti kanë dëshmuar se këngëtaret pëlqehen tejet shumë nga një numër i madh i njerzve, ku tashmë ka arritur 14 milionë klikime./OnAIR