Osman Mavraj është 91 vjeç dhe gëzon shëndet të plotë, shkruan OnAir.
Ai ishte i ftuar në studion e emisionit “Alarm” për të folur rreth shumë temave të ndryshme. Në studio Mavraj u shpreh se sekreti i jetëgjatësisë së tij është jetesa në bjeshkë si edhe jetesa mjaft aktive.
Gjithashtu një temë tjetër për të cilën u fol në studio ishte edhe dashuria. Moderatori i emisionit u shpreh se ishte duke kërkuar nuse dhe 91 vjeçari pa hezitim i përgjigjet të shkojë të kërkojë për një. Ai gjithashtu thotë se tashmë kohërat kanë ndryshuar dhe se nuk funksionon më si më parë. Tashmë djemtë dhe vajzat njihen vetë dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje.