Fshati Mokna gjendet në komunën e Istogut dhe po bëhet i njohur falë pamjeve të mahnitshme që ka, shkruan OnAir.
Në këtë zonë gjenden bjeshkët të cilat falin ajër të pastër dhe qetësi. Ndonëse potenciali nuk mungon, kjo zonë vetëm së fundmi është filluar të vizitohet edhe nga turistët kosovarë.
Banorët e zonës mendojnë se kjo vjen për shkak të rrugës që të çon deri në bjeshkë. Kjo sepse rruga është në gjendje shumë të keqe. Për “ATV” tregohet se kjo rrugë do të rregullohet së shpejti. Rregullimi i saj pritet të sjellë më shumë turistë dhe gjallëri në zonë.
Ata të cilët banojnë aty merren kryesisht me blegtori, por së fundmi kanë filluar të rregullojnë edhe shtëpizat e tyre në mënyrë që të përgatiten për numrin e turistave që pritet të rritet.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: