Lidhja ndërmjet motrave dhe vëllezërve është diçka mjaft e bukur, por kjo lidhje bëhet akoma edhe më e bukur kur së bashku merren me të njëjtën gjë, shkruan OnAir.
Kjo gjë vlen edhe për Raif dhe Fatmire Azemi, vëlla e motër nga Ferizaji. Të dy i janë dedikuar profesionit të rrobaqepsisë dhe prej kohësh punojnë së bashku. Ata tregojnë për “ATV” se ky profesion është trashëgimi familjare.
Raifi tregon se ka filluar të merret me këtë profesion që në një moshë mjaft të herëshme, ndërsa Fatmire ka filluar të merret pak më vonë. Kjo për shkak se i është dashur të kujdeset edhe për fëmijët. Të dy tregojnë se ky është një profesion që e duan shumë, por është mjaft i vështirë dhe kërkon shumë përkushtim. Për këtë arsye ata shprehen se nuk do të preferonin që fëmijët e tyre të merreshin me këtë zanat.