Ka shumë vite që janë pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe gjithmonë kanë arritur suksese të jashtëzakonshme me secilin projekt të publikuar, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta qëlluar që po flasim për dyshen e suksesshme Motrat Mustafa të cilat kanë një numër të madh të projekteve në bagazhin e tyre artistik.
Ato një projekt të veçantë e kanë edhe këngën “Bela bela” që ka qenë pjesë e xhirimeve të Vitit të Ri dhe që nga ajo periudhë ka arritur miliona klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Rikujtojmë që shumë shpejt dyshja do të publikojnë projekt të ri muzikor, që pritet të listohet në mesin e këngëve më të suksesshme të këtij sezoni./OnAir