Motrat Mustafa padyshim që gjithmonë kanë arritur që skenës muzikore shqiptare t’i dhurojnë projekte muzikore të suksesshme dhe që gjithmonë arrijnë suksese me këngët që prekin tematika të ndryshme, shkruan OnAir
Ato edhe gjatë vitit 2019 kanë qenë shumë aktive në lansimin e projekteve muzikore të shumta të cilat gjithmonë arrijnë miliona klikime.
Dyshja e suksesshme kanë qenë të pranishme edhe në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni i njohur Ardi dhe kanë vendosur që të sjellin një projekt muzikor kushtuar dashurisë.
Kënga është pritur mirë nga audienca shqiptare dhe është listuar në mesin e këngëve hit./OnAir