“Çika e nanës” mban titullin projekti që ka bashkuar tetë motrat Mustafa. E veçanta e këtij projekti është se përveç se për herë të parë janë paraqitur tetë motrat, pjesë e kësaj kënge është edhe personi më i dashur për këngëtaret nëna e tyre. Projekt ky i cili është pritur me padurim nga fansat e këngëtareve dhe ende pa kaluar shumë orë nga publikimi kjo këngë ka kapur afro 1 milion klikime. Sukses ky i pritur nga të gjithë. Në këtë projekt, nëna e artisteve këndon edhe një ninullë, e interpretuar aq bukur sa ka vërtetuar se Motrat Mustafa nuk janë rastësisht pjesë e muzikës. Ato e kanë muzikën talent të lindur. Për këtë këngë, Motrat Mustafa kanë bashkëpunuar me tekstshkruesin dhe kompozitorin e njohur, Ilir Beranin. Kjo këngë ka pasuruar bagazhin e Motrave Mustafa duke u rreshtuar si njëra nga këngët më të veçanta që ato kanë deri më tani. “Çika e nanës” ka nisur rrugëtimin për t’u rikthyer në hit madje atë për kohë rekord./OnAir