Motrat Mustafa duket se kanë vendosur që ta pushtojnë tregun muzikor shqiptar me albumin e tyre më të ri të cilin e kanë titulluar “Jeta plot dashni” dhe po arrijnë që edhe një herë të na tregojnë që janë shumë të zonjat për të publikuar vetëm hite, shkruan Onair
Në kanalin e tyre zyrtar në YouTube tashmë mund të gjeni këngë të reja të publikuara nga dyshja e pëlqyeshme nga të gjithë të cilat po rezultojnë tejet të sukseshme.
Ato i kanë kënduar “belas” dhe në këngën tjetër ato i kanë kënduar me shumë mjeshtëri nuses dhe vjehrres.
E tani ato kanë bërë publike këngën e cila mban titullin “Ma e mira për ma të mirin” një këngë e cila nuk duhet ikur pa dëgjuar.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke u nisur nga fakti që gjithmonë kanë publikuar këngë që kanë arritur miliona klikime./Onair