Së fundmi, figura e Donika Gërvallës ka qenë një ndër më të diskutuarat, shkruan OnAir.
Kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e disa deklaratave që ajo ka bërë kundra krerëve të UÇK.
Deputeti i LVV Armend Muja u shpreh se të gjitha këto ngjarje po ndodhin pas vizitës së saj të suksesshme në Bruksel. Gjithashtu ai u shpreh se akuzat po bëhen nga qarqe politike të cilat gjithashtu kanë qenë pro krijimit të speciales.
Muja gjithashtu u shpreh se tentativa për të vënë në dyshim patriotizmin e Gërvallës është diçka shumë e ulët. Kjo pasi ajo e ka dëshmuar disa herë dedikimin e saj dhe gjithashtu edhe gjatë fushatës ka qenë shumë e përkushtuar edhe ndaj UÇK-së.