Një ndër temat që u diskutua në studion e emisionit “Debat plus” ishte edhe miratimi i ligjit për votimin e diasporës, shkruan OnAir.
Analisti Imer Mushkolaj u shpreh se ky ligj nuk është diskutuar për të ndihmuar diasporën, por për të përfituar “Lëvizja Vetëvendosje”. Ai shprehet se kjo parti e ka përdorur këtë ligj si një mjet shantazhi ndaj partive të tjera për zgjedhjen e presidentes. Gjithashtu në studio ai sqaroi se nuk ishte kundër këtij ligji, por është kundër mënyrës se si po procedohej me diskutimin për këtë ligj.
Sipas tij, me anë të këtij ligji janë manipuluar jo vetëm partitë e tjera politike, por edhe vetë diaspora.