Deputetja e PDK, Ganimete Musliu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Direkt” për të diskutuar rreth ngjarjeve më të fundit politike në Kosovë, shkruan OnAir.
Ajo u shpreh se kryeministri aktual, Albin Kurti është i njohur për lojra fjalësh. Sipas saj Kurti gjithnjë ka mbjell përçarje dhe ka krijuar një standard jo të mirë të politikës.
Musliu thotë se LVV nuk ka lënë familje të kundërshtarëve pa ofenduar. Ajo gjithashtu thotë se kjo parti tashmë duhet të ballafaqohet me standardin që vet e ka krijuar.