Modelja e Instagramit nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka thënë që ndjehet me fat që shpëtoi gjallë, pasi notoi me peshkaqenët në Bahama.
Katrina Zerutskie kishte dëgjuar se notimi me peshkaqenët është shumë i këndshëm, andaj kur pa një grup te tyre, nuk mendoi gjatë dhe u hodh që të përjetonte në këtë ndjenjë
“E kisha tërë bërrylin në gojën e tij, ndjeja dhëmbët që mi ngulte në mish”, ka thënë Zerutskie për media.
Adoleshentja që është studente e mjekësisë, ka qenë në pushime me familjen e të dashurit, ndërsa momenti dramatik u kam prej babait të tij.
Notimi saj me peshkaqenët u kritikua në masë të madhe, duke u konsideruar si rrezikim i jetës, vetëm për pak popullaritet.