Deputeti Halit Valteri ka publikuar sot disa pamje të atentatit të prokurorit Arjan Ndoja. Pas publikimit të pamjeve në Kuvend, deptueti Valteri është thirrur nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).
Sipas informacioneve SPAK kërkon nga Valteri që të dorëzojë videon që disponon, pasi sipas deputetit në pamje shihen autorët e vrasjes së Andi Malokut. Po ashtu deputeti do të merret dhe në pyetje për të parë nëse ai disponon prova të tjera që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur vitin e kaluar
Sot në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja. Gjatë fjalët, Valteri ka publikuar dhe një video ku shiheshin dy persona, që sipas tij janë vrasësit e Andi Malokut.